Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, është shprehur se Prishtina nuk merret me deklaratat e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Ai ka thënë se deklaratat e Vuçiç se Serbia nuk e njeh Kosovën janë vazhdimësi e provokimeve të tij.
“Secili që mendon se ai do të thotë se do ta pranojë Kosovë ka njëfarë doze të naivitetit politik. Ajo që ne bëjmë: ne nuk merremi me të, merremi me qëndrimin politik e shtetëror të Kosovës. Kemi parimet tona në dialog, kemi synimet tona strategjike për anëtarësim në BE dhe NATO.
Deklarata e Vuçiç çon dy porosi; një tek faktori ndërkombëtar që ai nuk është serioz në dialog, dhe që instrumentin e dialogut e ka për të u dukur si një politikan i moderuar që po e do paqen – marrëveshjen me Kosovë dhe porosinë e dytë e ka për politikën e brendshme – një regjim autoritar që e lidhë gjithçka me emrin e tij”, është shprehur Tahiri, njofton Klan Kosova.
Tahiri është shprehur se dialogu në Bruksel është rrugë njëkahëshe.
“Ne kemi punë tona, ai le të flet. Ne nuk flasim për Asociacionin e Komunave Serbe. Ai ia qëndrimet e veta për konsum të brendshëm dhe të jashtëm, ne e kemi drejtimin tonë. Dialogu është rrugë njëkahëshe. Nuk shkojmë për të dialoguar procese të gjata, synojnë kemi që të kemi dialog me njohje reciproke dhe drejtimin drejt BE-së”./klankosova