Ish – ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk i ka kursyer akuzat edhe ndaj politikanëve, për të cilët tha se nuk kanë mbajtur kurrë përgjegjësi për asgjë, por kanë blerë njëri – tjetrin. Kjo theksoi ai se është edhe arsyeja përse sot gjendet në këtë situatë, sepse nuk bëri të njëtjën gjë, nuk bleu asnjë prej tyre.

“Kjo është Shqipëria, ku politikanët nuk kanë mbajtur përgjegjësinë për asgjë, për 25 vjet. Pse? Sepse përgjatë detyrave të tyre, cilado qofshin ato, si ministra, kryeministra kanë ruajtur njëri – tjetrin, kanë blerë njëri – tjetrin. Unë nuk kam blerë asnjë nga ata. Po t’i blija, unë do isha i paprekshëm sot, po t’i kisha alencat me këta të alencave të korridorit, unë do të isha i paprekshëm”./tvklan.al