Ambasadori Amerikan Limpreht dhe shefi i OSBE-së Arens kanë pritur me kërkesën e tyre në takime të veçanta republikanin Sabri Godo. Këto takime realizohen pas publikimit të iniciativës së një grupi politikanësh të djathtë për të krijuar një forcë të tretë politike që do të rivalizonte dy grupimet aktuale të kryesuar nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike.
Gjatë 60 minutave të takimit Godo-Limpreht në Rogner, në ambjentet e hotelit ndodhej disa metra larg tyre dhe kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu. Pas takimit Godo konfirmoi bisedën me Ambasadorin Limpreht për zgjedhje të ardhshme parlamentare. Godo pranoi se ambasadori kishte mendim të kundërt me të për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-jugosllave./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame