Kryetari i Grupit Europarlamentar Socialist, Martin Shulc, u takua me shefin e selisë rozë, Edi Rama, me të cilin diskutoi për nismën e Partisë Socialiste me qytetarët mbi reformimin e vendit.

Edi Rama: “E vërteta është se kemi pasur komplimente dhe inkurajime të mëdha për “Dialogun me Shqipërinë” dhe për këtë proces të ndërtimit të një programi, i cili është shprehje e vetëdijes se pushteti nuk është qëllimi ynë, por është instrumenti për të realizuar qëllimet e përbashkëta dhe se fitorja e zgjedhjeve nuk është fundi, por fillimi i një procesi të madh transformues për Shqipërinë, të cilin ne duhet të jemi të përgatitur sot në mënyrë që të mos dështojmë nesër dhe ta ndajmë punën me Shqipërinë nga ky tranzicion i gjatë dhe nga rruga e dështimeve të njëpasnjëshme të 17 vendeve”.

Martin Shulc u takua para një jave me përfaqësuesit e tjerë të opozitës Meta, Milo dhe Ceka pas takimit me të cilët ai u shpreh se socialistët evropianë kërkojnë që opozita të jetë e bashkuar në zgjedhjet e ardhshme 2009, por duket se një gjë e tillë nuk ishte në fokus gjatë takimit Rama-Shulc.

Nuk i zgjidh dot çështjet e brendshme të Shqipërisë, u shpreh ai, por siç u takova me përfaqësuesit e tjerë të opozitës u takova dhe me Edi Ramën. Duhet të vazhdojë me dialog si përfaqësuesi i internacionales socialiste duke shpresuar se do t’i gjendet gjuha e përbashkët mes tyre.

Përsa i takon debatit mbi traktatin e Lisbonës kreu i PSE-së u shpreh se pa bërë vetë reformën e nevojshme Bashkimi Evropian nuk mund t’u kërkojë vendeve si Shqipëria që të bëjnë reforma./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj