Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Në parlament nuk është paraqitur asnjë iniciativë ligjore nga opozita apo mazhoranca për ndryshimin e përbërjes së Komisionit Qendror Zgjedhor. Pas takimeve me ambasadorin amerikan, Josef Limpreht dhe kryetarin e KQZ, Fotaq Nano, kryeparlamentari Gjinushi tha, se iniciativa ligjvënëse për ndarjen e zonave elektorale do të ndërmerret nga komisioni parlamentar i ligjeve.
Në këto takime janë diskutuar përmirësimet ligjore, në rregulloren e KQZ dhe zgjidhjen e ankesave për rezultatet e zgjedhjeve nëpër gjykata. Gjinushi ka deklaruar se KQZ është sulmuar politikisht, ndërkohë, që nuk është paraqitur formulë ligjore për ndryshime në këtë komision. Përsa i përket listave të votuesve ato do të monitorohen nga komuniteti ndërkombëtar./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame