Kryeadministratori Shtajner dhe kryetari Rugova sot u pajtuan se për krimet fjalën e fundit duhet ta thotë drejtësia. Shtajner dhe Rugova u takuan sot në Prishtinë 5 ditë pas vrasjes së kolonel Tahir Zejmat, me të birin e tijë Enes Zemaj dhe kushëririn Hasanin. Shtajner dënojë këtë vrasje të dyfishtë por tërhoqi vëmëndjen për paragjykimet se ato janë politike, përpara se policia të thotë fjalën e sajë.

Shtajner: “Është bindja ime se populli është lodhur dhe mërzitur me krime të tilla, ata janë të lodhur dhe të mërzitur nga kjo llojë dhune e shkaktuar nga ata gangster që punojnë kundër Kosovës dhe dëmtojnë imazhin e sajë”. Kryetari Rugova në kuadër të prioriteteve për këtë vit, përmendi edhe fillimin e një procesi të pajtimit të shoqërisë Kosovare. Sipas Rugovës vrasjet duhet të cilësohen edhe nga shoqëria për të mos ndodhur.

Rugova: “ S’duhet të harrojmë atë investim të madh që kanë bërë aleatët Amerikan, Evropian dhe bota për ne, nuk duhet që ta zhgënjejmë botën, nuk do ti lejojmë këta kriminel qe ta zhgënjejmë botën dhe ti ç’rregullojnë gjërat në Kosovë”.

Ky ishte takimi i parë zyrtarë i kryetarit Rugova me kryeadministratorin Shtajner për këtë vit./tvklan.al