Prefekti i Elbasanit Qazim Sejdini ka organizuar një takim me drejtorët e shkollave të mesme të këtij qarku, i shqetësuar për konstatimin e shumë fenomeneve negative që po hasen në mbarëvajtjen e procesit mësimor. Prefekti ka kritikuar dozat e mëdha të formalizmit në mësimdhënie. Sipas tij, shumë mësues janë formalë në mësim dhe stimulojnë kurset private për të përfituar në mënyrë të pandershme. Po kështu, në të 25 shkollat e mesme të këtij qyteti, vihen re fenomene të përdorimit të drogës. Prefekti ka shigjetuar edhe shitjen e librave jashtë programit mësimor.

Qazim Sejdini: “U trajtuan problemet e disiplinës në shkollë që kanë të bëjnë me kurset private të mësuesve. Mundësitë e këtyre kurseve që kanë ardhur si rrjedhojë e dy problemeve kryesore të faktit që bëhet presion ndaj nxënësve për të marrë pjesë për efekt note në këto kurse dhe e dyta mësuesit nuk janë të aftë profesionalisht për të realizuar programin ndaj edhe nxënësit detyrohen që të trajtohen në kurse të ndryshme.”/tvklan.al