Zhvillohet këtë të martë dita e dytë e samitit të “Ballkanit të Hapur”. Kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u mblodhën në Pallatin e Brigadave në Tiranë, bashkë me delegacionet e tyre. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se në fund të muajit Shkurt të vitit të ardhshëm do të ritakohen në Maqedoninë e Veriut për vijimin e këtij procesi. Sipas Ramës, është vendosur që të hiqen po ashtu edhe barrierat tarifore për këto vende.

Edi Rama: Kemi vendosur që në fund të muajit Shkurt të vitit të ardhshëm të ritakohemi në Maqedoninë e Veriut për të vazhduar këtë proces dhe kemi vendosur që pas heqjes së barrierave jo tarifore, të cilat i përmenda për eksportuesit dhe importuesit brenda për brenda hapsirës së këtyre 3 vendeve, të adresojmë drejtpërdrejtë heqjen e barrierave tarifore sepse qëllimi ynë është që Ballkani të mos ketë kufij për askënd që do të lëvizë i lirë, lëvizë lirisht mallrat, kapitalet dhe për lëvizjen e lirë të shërbimeve./tvklan.al