Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Qeveria Italiane ka garantuar sot Qeverinë Shqiptare për mbështetjen e kërkesës së saj për antarësimin në Bashkimin Europian. Në takimin me Kryeministrin Pandeli Majko, Kryeministri Italian Masimo Dalema ka propozuar thirrjen e një konference të shteteve të Adriatikut dhe Jonit. Sipas tij fenomenet negative si trafiqet ilegale të armëve, drogës, duhanit dhe klandestinëve janë fyerje për ndërgjegjen e Europës.

Ndërkohë Majko i ka cilësuar të tejkaluara problemet e trafiqeve illegale mes Italisë dhe Shqipërisë. Në Shqipëri funksionojnë mbi 570 ndërmarrja të përbashkëta italiano-shqiptare ka thënë D’alema, ndaj investitoreve italiane duhet t’u sigurohet kuadri juridik i sigurtë dhe garanci për jetën dhe bizneset e tyre.

Në një tjetër takim në praninë e Zëvendës Kryeministrit Ilir Meta dhe Ministrit Italian për Tregtinë e Jashtme Fasino, është nënshkruar marreveshja mes hekurudhave italo-shqiptare dhe marreveshja për krijimin e fondit prej 10 milion dollarësh për garantimin e kredive për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame