Në rolin e një avokati të rajonit tuaj pres të hidhen hapa realiste për implementimin e Paktit të Stabilitetit. Është shprehur kështu koordinatori i paktit Bodo Homba në takimin me Kryeministrin Majko. Duhet të punohet për vendosjen e parimeve bazë të këtij pakti tha ai dhe të bëhet presion për hapësirën kohore duke bërë të qartë se çfarë është ky pakt dhe se çfarë pritet prej tij.

Homba nënvizoi se stabiliteti dhe sigurimi i paqes në Rajon kërkon një përpunim të caktuar ekonomik pa të cilin nuk mund të pretendohet arritja e këtyre objektivave. Sipas tij duhet të ekzistojë një presion për vendet sponsorizuese gjithashtu dhe për vendosjen e plotësimet e detyrimeve ndaj vendeve të rajonit.

Kryeministri Majko ka siguruar kordinatorin Homba për përpjekjet e Qeverisë Shqiptare për të ofruar stabilitet të brendshëm të vendit pasi sipas tij ky stabilitet është tepër i rëndësishëm edhe për Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Majko ka siguruar për pjesëmarrjen e Shqipërisë në investimin për paqen në Rajon./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego