Olli Rehn: “Në rast se do të vazhdojë bojkoti parlamentar, do të kishte një impakt negativ në analizimin e kritereve politike dhe kjo do të krijonte impakt negativ në shanset për marrjen e statusit të vendit kandidat. Një opinion lidhur ketë çështje ka mundësi të ndodhë në muajin nëntor. Dua të them diçka lidhur me pjekurinë demokratike, ku progresi drejt BE-së kërkon reforma të vështira dhe konsensus politik mbi prioritetet kyçe. Kjo është thelbësore për çdo vend që të ecë përpara në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Evropian. Unë i bëj apel opozitës në vend që ti japë fund bojkotit, pasi nuk respektohen standardet demokratike të BE-së. Debati demokratik duhet të zhvillohet në parlament. Kjo është shumë e rëndësishme në këtë periudhë, pasi BE, po merr në konsideratë dhe besoj se shumë shpejt komisioni do të japë një  opinion lidhur me aplikimin e Shqipërisë në BE. Një kriter politik shumë i rëndësishëm është stabiliteti demokratik dhe bojkoti nuk është në përputhje me këtë. Në rast se qeveria dhe autoritetet në vend do të vazhdojnë punën në arritjen e kritereve atëherë komisioni do të propozojë heqjen e vizave deri në mesin e vitit 2010. Unë do të ushtroj të gjithë ndikimin që kjo të ndodhë.”

Ilir Meta: “Qeveria shqiptare do të thellojë edhe më tej procesin e reformave dhe jemi të vetëdijshëm se në cilat fusha ky progres duhet të jetë shumë i prekshëm. Ne presim që shumë shpejt këshilli të marrë një vendim dhe informova zotin Rehn se qeveria shqiptare është shumë e gatshme ti përgjigjet pyetjeve të pyetësorit. Qeveria është e gatshme të punojë me opozitën ne këtë proces e në vazhdimësi kemi shprehur vullnetin tonë të fortë lidhur me këtë çështje, por pa shkelur pavarësinë e gjyqësorit dhe vendimet e gjykatës. Presim që opozita të marrë përgjegjësitë e saj në mënyrë serioze.”/tvklan.al