Ministri i Rendit Spartak Poçi dhe Ambasadori Amerikan në Shqipëri Limpreht kanë zhvilluar sot një takim kokë më kokë në Ministrinë e Rendit. Limpreht ka mbërritur në zyrën e Poçit pak para orës 11:00. Për rreth 60 minuta shefi i diplomacisë amerikanë në Tiranë ka biseduar me ministrin Poçi në sekret të plotë.
Në zyrën e ministrit nuk kanë qenë prezent as zëvendëministri dhe as drejtori i policisë. Disa ditë më parë, ambasadori amerikan i bëri thirrje ministrit Poçi të punonte për zbardhjen e ngjarjes ndaj nënkryetares së Partisë Demokratike, Jozefina Topalli./tvklan.al