Edi Rama dhe Skënder Gjinushi, 2 humbësit e zgjedhjeve të 28 qershorit, do të dalin me një strategji të përbashkët kundër qeverisë Berisha. Ndonëse partia e Gjinushit nuk do të përfaqësohet në parlament dhe pavarësisht se ai ngarkoi me përgjegjësi Ramën për humbjen e të majtës, kreu i socialdemokratëve i ka i dhënë sot mbështetjen atij për vendimin e bojkotit të parlamentit.

Skënder Gjinushi: “Zgjedhjet janë jashtë standardi. Ky është vlerësimi i përgjithshëm me një parlament me demokraci të cunguar, të cenuar dhe të dalë nga zgjedhje jo të ligjshme dhe jo të standardeve, patjetër që bojkoti është veprimi i parë.”

Pas takimit të zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste, Gjinushi komentoi edhe marrëveshjen qeverisëse mes PD-së dhe LSI-së, duke e quajtur qeverinë si jolegjitime./tvklan.al

Gazetare: Elia Zotka