Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka ekzekutuar për të dytën herë urdhrin e Këshillit Kombëtar të Radiotelevizionit, për bllokimin e sinjalit të Alba TV.
Sipas një njoftimi për shtyp nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, policia tatimore kishte ekzekutuara një herë një urdhër të tillë, që i përket datës 4 Gusht, por është parë, se ky televizion ka vazhduar transmetimin e sinjalit tokësor edhe më pas. Për këtë arsye ka ndërhyrë edhe njëherë policia tatimore për zbatimin e vendimit të gjykatës, i cili njeh si të drejtë bllokimin e sinjalit të Alba TV.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka sqaruar se gjatë zbatimit të urdhrit të ribllokimit është konstatuar se ka pasur ndërhyrje me forcë dhe të njëanshme. Shkelja është dokumentuar me të gjithë procesverbalet dhe i është kaluar policisë gjyqësore, për nxjerrjen e përgjegjësive dhe marrjen e masave./tvklan.al