Taulant Seferi sërish protagonist me Bodrumsporin. Sulmuesi shqiptar shënoi në mënyrë spektakolare në fitoren që skuadra e tij regjistroi 3-1 kundër Adama Demirspor. Seferi titullar stabël tashmë tek skuadra turke ishte fenomenal në minutën e 54-të, teksa shfrytëzoi momentin për të shënuar golin e dytë të sfidës
Një ekzekutim perfekt nga ana e 27-vjeçarit, që realizon të dytin gol radhazi për tu shndërruar në pikë kyçe për skuadrën. Seferi kishte mundësinë e artë për të koleksionuar një dygolësh në këtë takim, por goditja nga 11 metra larg u ndal nga traversa.
Gjithsesi kjo nuk ndikoi tek marrja e 3 pikëve për Bodrumspor, në radhët e të cilëve u aktivizua edhe Arlind Ajeti. Të mbërritur në skuadrën e Superligës turke gjatë kësaj merkato vere, sulmuesi dhe mbrojtësi kanë blinduar vendin e titullarit.
Performanca e mirë e dyshes kuqezi mund t’i shërbejë edhe stafit teknik të kombëtares shqiptare. Seferi dhe Ajeti pritet të jenë në mesin e lojtarëve të grumbulluar për dy takimet e muajit tetor në Ligën e Kombeve kundër Republikës Çeke dhe Gjeorgjisë.
Klan News