Tayna është bërë një nga këngëtaret më të suksesshme dhe të pëlqyeshme në Shqipëri. Me karrierën e saj në muzike ajo po fiton shuma të majme duke u kthyer në një ndër këngëtaret më të paguara në vend. Vetëm 23 vjeç, para disa kohësh ajo i ndërrtoi një shtëpi prindërve të saj, që jo çdo moshatare e saj ka mundësi ta bëjë një gjë të tillë.

Së fundmi ajo ka publikuar dy foto, një nga fëmijëria e saj kur ishte vetëm 3 vjeç dhe një foto në moshën aktuale 23 vjeç.
Në këtë foto Tayna shkruan: “3 dhe 23. Mbi të gjitha, mos lejo moshën të të shuajë zjarrin e fëmijës që ke brenda vetes”. Një mesazh ky i fortë dhe mjaft i rëndësishëm që motivon të gjithë të rinjtë shqiptarë. /tvklan.al

