Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ndoqën nga afër zbatimin e nismës “Bëjmë detyrat e shtëpisë” në shkollën 9 –vjeçare “Besëlidhja” në Lezhë. Sistemi i ri mësimor ai i tre lëndëve në 6 orë u jep kohë nxënësve që të përgatiten edhe pasdite.
Sipas ministres Nikolla ky projekt që ka nisur të pilotohet në 20 shkolla 9-vjeçare të Tiranës, Elbasanit, Lezhës, Fierit dhe Korçës aftëson fëmijët në përparimin e dijes.
Ministrja Nikolla tha se në qershor do të shihet progresi dhe arritjet në çdo lëndë, që më pas projekti të shtrihet në të gjitha shkollat e Shqipërisë.
Tv Klan