Në tregjet ndërkombëtare valutore dollari amerikan është shkëmbyer i qëndrueshëm ndaj euros i mbështetur nga konsensusi i përgjithshëm në tregjet financiare se Rezerva Federale Amerikane do të rrisë normën e interesit për dollarin me 0.25 në mbledhjen e ditës së nesërme. Rritja e tretë kjo brenda këtij viti. Ajo çka është më e rëndësishme për investitorët ndërkombëtarë është se çfarë mesazhi do t’ju japë tregjeve financiare kjo ndërhyrje e Rezervës Federale Amerikane për pjesën e mbetur të vitit.
Të dhënat e dobëta të ekonomisë amerikanë të publikuara kohët e fundit kanë krijuar idenë në tregjet financiare se rritja e normave të interesit mund të jetë e fundit për këtë vit dhe pse normat e interesit të dollarit janë në nivelet më të ulëta historike.
Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor nuk shënohen lëvizje të ndjeshme në raportet e shkëmbimit të monedhës sonë kombëtare ndaj dy monedhave kryesore, euros dhe dollarit amerikan. /tvklan.al