Dollari amerikan u shkëmbye në nivelet më të ulëta të një muaji ndaj euros pasi Rezerva Federale Amerikane, ashtu siç pritej, rriti normën e interesit për dollarin amerikan, por theksoi se në vazhdim do të veprojë vetëm në mënyrë graduale. Dollari amerikan shënoi nivelet më të ulëta ndaj euros dhe humbi më shumë se 1% ndaj frangës zvicerane.

Ndërkohë që komentet pas vendimit të Rezervës Federale theksojnë se presionet inflacioniste kanë shënuar rënie muajt e fundit. Në këtë mënyrë shuhen shpresat e tregjeve financiare për një mundësi tjetër të rritjes së normave të interesit për dollarin në dy mbledhjet e radhës së Rezervës Federale brenda këtij viti.

Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor monedha jonë kombëtare ka fituar pikë ndaj dollarit pas humbjeve të këtij të fundit në tregjet ndërkombëtare gjatë 24 orvëve te fundit, por leku ka humbur terren ndaj monedhës së përbashkët evropiane./tvklan.al