Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Dollari amerikan u shkëmbye i qëndrueshëm ndaj monedhës së përbashkët europiane, por humbi terren ndaj frangës zvicerane dhe jenit japonez, duke u shkëmbyer në nivelet më të ulëta që prej një muaji. Franga zvicerane arriti të vlerësohej ndaj monedhës së përbashkët europiane, duke u shkëmbyer në nivelet më të larta të tre muajve të fundit.
Në orët europiane të shkëmbimeve monedha e përbashkët europiane u shkëmbye në nivelet 1 euro baras 1.23 dollarë. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare në tregun tonë të brendshëm valutor, monedha jonë kombëtare u shkëmbye e qëndrueshme në raport me dy monedhat kryesore, euron dhe dollarin amerikan, ndërkohë që leku ka humbur pikë ndaj stërlinës angleze dhe frangës zvicerane pas vlerësimit të këtyre dy monedhave në tregjet ndërkombëtare./tvklan.al