Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Sot në tregjet ndërkombëtare valutore, dollari amerikan sërish u shkëmbye në nivelet më të ulëta të këtij muaji ndaj monedhës së përbashkët europiane. Ndërkohë investitorët europian janë konfuz nëse të dhënat e dobëta të ekonomisë amerikane të publikuara ditët e fundit do të dëmtojnë prirjet e tregjeve financiare për një rritje tjetër të normave të interesit për dollarin amerikan në muajin Shtator.
Në orët europiane të shkëmbimeve, monedha e përbashkët europiane u shkëmbye në nivelet 1 euro baras me 1.23 dollarë. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor nuk shënohen lëvizje të konsiderueshme në raportet e shkëmbimeve të monedhës tonë kombëtare ndaj dy monedha kryesore euros dhe dollarit amerikan./tvklan.al