Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Dollari amerikan rikuperoi terren ndaj monedhave kryesore botërore, duke u vlerësuar gati 0.8% e frangës zvicerane dhe 0.4% ndaj euros dhe stërlinës angleze. Sipas analistëve ndërkombëtar, lëvizjet e sotme të tregje valutore në favor të monedhës amerikane janë thjesht teknike dhe likuidim pozicionesh nga ana e investitorëve ndërkombëtar.

Ndërkohë që rritja e çmimit të naftës, ku sot një fuçi arriti 49 dollarë, duket se nuk pati ndikim në tregun e monedhave botërore. Në tregjet valutore monedha e përbashkët u shkëmbye në nivelet 1 euro baras me 1.23 dollarë. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor është shkëmbyer e qëndrueshme ndaj dy monedhave kryesore./tvklan.al