Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Në tregjet ndërkombëtare valutore Dollari amerikan u shkëmbye në nivelet më të ulëta që prej shkurtit të këtij viti ndaj Euros dhe në nivelet më të ulëta të 8 viteve ndaj frangës zvicerane. Ndërkohë që indeksi i dollarit amerikan që mat vlerën e dollarit kundrejt monedhave kryesore përfshirë euron dhe jenin japonez është në nivelet më të ulëta që prej 8 muajve të fundit.
Në orët europiane të shkëmbimeve, monedha e përbashkët europiane u shkëmbye në nivelet 1 euro baras me 1.28 dollarë. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor, duket se është frenuar rënia e dollarit amerikan ndaj monedhës sonë kombëtare, ndërkohë që leku ka fituar terren ndaj euros./tvklan.al