Dollari amerikan u shkëmbye qëndrueshëm ndaj monedhave kryesore botërore pas rritjes së përgjithshme që shënoi dje në mbrëmje, menjëherë pas vendimit të Rezervës Federale Amerikane për të rritur normën e interesit për dollarin amerikan.

Rezerva Federale Amerikane rriti dje normat e interesit për dollarin dhe në komentet. Pas vendimit ritheksoi edhe njëherë optimizimin e saj mbi ecurinë e ekonomisë amerikane, gjë që mbështet dhe dollarin amerikan në tregjet valutore.Monedha e përbashkët evropiane u shkëmbye sot në orët evropiane në nivelet 1 euro=1.22 dollarë.

Sipas informacioneve të bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor, monedha jonë kombëtare është shkëmbyer e qëndrueshme ndaj dollarit amerikan në një kohë që ka fituar terren ndaj euros. /tvklan.al