Dollari amerikan u shkëmbye në nivelet më të ulëta të javes ndaj monedhës së përbashkët evropiane dhe frangës zvicerane. Ndërkohë investitorët ndërkombëtarë po tregohen mjaft të kujdesshëm në pritje të të dhënave të tregut të punës që do të publikohen të premten në Shtetet e Bashkuara. Këto të dhëna pritet të hedhin më shumë dritë mbi ecurinë e ekonomisë amerikane. Në orët evropiane të shkëmbimeve, monedha e përbashkët evropiane u shkëmbye në nivelet 1 euro=1.21 dollarë.

Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor nuk shënohen lëvizje të ndjeshme të raporteve të shkëmbimit të monedhës sonë kombëtare ndaj dy monedhave kryesore. /tvklan.al