Lajme Arkiva 2003
Stërlina angleze ishte monedha e ditës në tregjet ndërkombëtare valutore, ajo shënoi nivelet më të larta që prej tetorit të vitit ’98 ndaj dollarit amerikan dhe u shkëmbye në nivelet më të larta të 4 muajve të fundit ndaj monedhës së përbashkët Euro.
Stërlena angleze vazhdon të mbështet fortë nga shpresat e tregjeve financiare sepse në mbledhjen e radhës të politikës monetare banka e Anglisë do të rrisë me 0,25% normat e interesit për Paundin duke thelluar më tej hendekun e normave të interesit ndërmjet Paundit dhe Dollarit dhe duke e bërë monedhën britanike edhe më joshëse për investitorët.
Ndërkohë po sot nuk u shënuan lëvizje të konsiderueshme në raportin e shkëmbimit Euro-Dollar, duke bërë që monedha e përbashkët Euro të kuotohet në nivelin 1 Euro baras me 1.17 dollarë. Sipas specialistëve të bankës Italo-shqiptare në tregun tonë të brendshëm valutor dita e sotme nuk shënon lëvizje të konsiderueshme të raporteve të dy monedhave kryesore ndaj monedhës sonë kombëtare Lekut./tvklan.al