Lajme Arkiva 2004

Dollari amerikan rikuperoi sërish terren ndaj monedhës së përbashkët Euro në tregjet ndërkombëtare valutore.

Sot Banka Qendrore Evropiane në mbledhjen e saj të radhës, pritet të lërë në fuqi të pandryshuara normat e interesit për Euron, por tregjet financiare janë të fokusuara më tepër në deklaratat e mundshme të zyrtarëve të lartë Evropa mbi forcimin e Euros.

Monedha e përbashkët Euro, ka arritur të vlerësohet gati 10% gjatë dy muajve të fundit ndaj Euros, duke bërë që gjatë dy viteve të fundit Euro të vlerësohet gati 40%, por kjo rritje e shpejtë e monedhës amerikane ka rritur shqetësimet e grupeve të biznesit në Evropë se forcimi i saj po godet eksportet dhe po dëmton rritjen ekonomike të vendeve të eurozonës.

Sipas ekspertëve të bankës italo-shqiptare në tregun tonë të brendshëm valutor dollari amerikan ka arritur të fitojë pikë ndaj monedhës sonë kombëtare ndërkohë që leku ka humbur pak terren në raport me euron./tvklan.al