Lajme Arkiva 2003

Dollari amerikan shënoi rekordin e radhës më të ulët ndaj monedhës Euro, pasi euforia e dheshme e tregjeve financiare mbi kapjen e Saddam Husseinit nuk arriti të mbështeste monedhën amerikane duke e kthyer ne temë të ditës deficitin e madh të shteteve të bashkuara.

 Sipas analistëve monedha amerikane do të vazhdojë tendencën e saj në rënie, deri sa të ribalancohet ekonomia amerikane.

Teorikisht mendohet se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për rreth 45 milionë dollarë fluks kapitalesh të huaja çdo muaj. Aktualisht SHBA nuk po arrin të tërheq shifrën e lartpërmendur.

Sipas ekspertëve të Bankës Italo-Shqiptar në tregun tonë të brendshëm valutor monedha jonë kombëtare është zhvlerësuar sërish ndaj Dollarit Amerikan pas humbjeve të këtij të fundit në tregjet ndërkombëtare në një kohë që leku është këmbyer sot i qëndrueshëm ndaj monedhës së përbashkët Euro./tvklan.al