Lajme Arkiva 2003
Dollari amerikan vazhdon të jetë nën presion ndaj monedhave kryesore në tregjet ndërkombëtare valutore, duke shënuar për të dytën ditë rresht nivelet me të ulëta të tre viteve ndaj jenit japonez, në një kohë që shënoi nivelet më të ulëta të gushtit ndaj Frangës zvicerane.
Monedha e përbashkët Euro shënoi arriti të shkëmbejë në orët evropiane të tregtimeve në nivelin 1 Euro baras me 1.15 dollarë.
Monedha amerikanë është vënë nëpresion menjëherë pas mbledhjes së grupit të G7 ku u këshillua një regjim më fleksibël i kurseve të këmbimit dhe u kritikuan vendet aziatike, për ndërhyrjet e tyre në tregjet valutore duke blerë dollarë me qëllim dobësimin e monedhave të tyre vendase për të stimuluar eksportet.
Sipas specialistëve të bankës italo-shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor, monedha jonë kombëtare është vlerësuar ndjeshëm ndaj monedhës së përbashkët Euro dhe njëkohësisht ka humbur pikë ndaj dollarit amerikan pas zhvlerësimit të lehtë që ka njohur ditën e djeshme./tvklan.al