Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Dollari amerikan rikuperoi terren ndaj monedhave kryesore botërore pas deklaratës së G7, ku dhe njëherë u theksua, se raportet e shkëmbimit të monedhave duhet të reflektojnë treguesit ekonomik të vendeve përkatëse. Dollari amerikan arriti të rikuperonte gati 0.3% deri në mesditë, ndaj monedhës të përbashkët europiane dhe frangës zvicerane.

Në orët europiane të shkëmbimeve, monedha e përbashkët u shkëmbye në nivelet 1 euro baras me 1.23 dollarë, duke u tërhequr nga nivelet më të larta të dy muajve të fundit të shënuara fundjavën e kaluar.

Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare në tregun tonë të brendshëm valutor, leku vazhdon sërish të mbiçmohet ndaj monedhave të huaja kryesore, duke bërë që monedha jonë kombëtare të fitojë pikë sot ndaj euros dhe të shkëmbehet e qëndrueshme ndaj dollarit./tvklan.al