Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Dollari amerikan rikuperoi terren ndaj monedhës së përbashkët europine pas komenteve të ditës së djeshme të shefit të rezervës federale amerikane Gris Pann, se rezerva federale do të bëntë atë që kërkohej për të mbajtur inflacionin nën kontroll.
Dollari amerikan rikuperoi terren dhe ndaj frangës zvicerane, pasi komentet e mësipërme u interpretuan nga disa tregje financiare, se rezerva federale mund të jetë më agresive nga ç’pritet, në lidhje me rritjen e normës së interesit për dollarin amerikan.
Në tregjet valutore jeni japonez pati një ecuri mjaft pozitive, duke u vlerësuar si ndaj dollarit ashtu dhe ndaj euros, i mbështetur fort nga të dhënat ekonomike, të cilat konfirmuan se ringritja e ekonomisë japoneze është e fortë. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor monedha jonë kombëtare është zhvlerësuar sot ndaj euros, ndërkohë që leku është shkëmbyer i qëndrueshëm ndaj dollarit amerikan./tvklan.al