Sot në tregjet ndërkombëtare valutore, dollari Amerikan shënojë nivelet më të ulta të 4 viteve të fundit ndaj euros dhe frangës Zviceriane, ndërkohë që rritet nervozizmi në pritje të fjalimit që sekretari i shtetit të Shteteve të Bashkuara do të mbajë në Kombet e Bashkuara, për të bindur botën se lufta mund të jetë e nevojshme për të çarmatosur Irakun.
Në orët Europiane të shkëmbimeve, monedha e përbashkët Europiane shënojë nivelet më të larta që prej Marsit të vitit 1999 duke u shkëmbyer në nivelet, 1 euro e barabartë me 1.093 dollarë. Këto të dhëna na vijnë nga Banka Italo- Shqiptare. Në tregun tonë të brëndshëm valutor, monedha jonë kombëtare është vlerësuar ndjeshëm sot ndaj monedhës Amerikane, ndërkohë që ka humbur pikë ndaj euros, lëvizje këto që kanë reflektuar dukshëm rënien e dollarit dhe forcimin e euros në tregjet ndërkombëtare valutore.
Në Bankën Italo-Shqiptare 1 dollarë sot blihet 127.7 lekë dhe shitet 130.9 lekë, ndërësa 1 euro shitet me 138.7 lekë dhe blihet me 142.5 lekë./tvklan.al