Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Dollari amerikan shënoi nivelet më të larta që prej një jave ndaj euros duke u shkëmbyer në nivelet më të larta që prej një muaji ndaj frangës zvicerane, i mbështetur fort dhe nga të dhënat optimiste mbi tregun e punës në SHBA, të publikuara të premten.

Ekonomia amerikane gjatë muajit Mars, krijoi 308 mijë vende tëreja pune, shifrat më të larta të katër viteve të fundit, që thyen dhe parashikimet e analistëve financiarë që kishin parashikuar një rritje vetëm prej 103 mijë vende pune. Menjëherë pas publikimit të të dhënave, monedha amerikane u vlerësua ndjeshëm kundrejt monedha kryesore si euros, frangës zvicerane, stërlinës angleze etj.

Analistët e shikojnë përmirësimin e tregut të punës së SHBA, si një faktor kyç në vendimet e rezervës federale, për të rritur normat e interesit për dollarin amerikan që aktualisht ndodhet në nivelet më të ulëta prej 1958. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor, dollari amerikan është vlerësuar sot ndaj monedhës sonë kombëtare në një kohë që leku ka fituar terren ndaj monedhës së përbashkët euro./tvklan.al