PSG vihet në radhë për të firmosur me Dani Olmon. Situata e çuditshme që po ndodh me kampionin e Europës po monitorohet nga shumë skuadra, tashmë mes të cilave edhe gjiganti francez. E ardhmja e Olmos është e pasigurt për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme financiare të Barcelonës.

Mungesa e fondeve e ka penguar klubin katalanas për të regjistruar Olmon edhe për pjesën e dytë të sezonit, fakt që është kundërshtuar edhe në anën ligjore. Zhvillim që do shkaktojë largimin e spanjollit me parametra zero, situatë në të cilët kërkojnë të përfitojnë shumë skuadra.

Interes për 26-vjeçarin kanë shfaqur edhe Arsenali, Manchester City dhe Bayern Munich, por Barcelona do shpresojë deri në fund që të mbajë në skuadër futbollistin për të cilin shpenzoi rreth 60 milionë Euro në merkaton e verës.

Në këtë pikë i favorizuar mund të jetë skuadra e Ligue 1, pasi tekniku Luis Enrique e njeh Olmon prej kohësh, pasi e ka trajnuar në ekipin kombëtar të Spanjës. Dani Olmo ka shënuar 6 gola dhe 1 asist në 15 ndeshje për Barcelonën këtë sezon. Kampioni i Europës u bashkua me gjigantin e La Ligës nga Lajpzig.

Klan News