Real Madridi e ka mbrojtësin e Arsenalit, William Saliba, prioritet për verën e adhshme. Futbollisti konsiderohet si një nga elementët më të rëndësishëm të skuadrës së Arsenalit, me trajnerin Mikel Arteta që e vlerëson atë.
Së fundmi, lojtari ka marrë kritika për eliminimin e Topçinjve nga Kupa Carabao pas humbjes së dytë radhazi 2-0 ndaj Newcastle në gjysmëfinale.
E në të tillë situatë, në mediat britanike shkruhet se lojtari është një ndër futbollistët që “Galaktikët: e duan me çdo kusht e janë gati që të bëjnë shpenzime të mëdha për të.
Real Madridi është i paqartë për të ardhmen sa i përket repartit ofensiv, por drejtuesit janë të bindur se Saliba është njeriu që duhet për mbrojtjen.
Por, me Arsenalin nuk do ta kenë të lehtë, pasi edhe anglezët e vlerësojnë 23-vjeçarin dhe e konsiderojnë si pjesë të rëndësishme të projektit të tyre.
E vetmja mënyrë nga “Los Blancos” që të arrijnë qëllimin e tyre, është që të bëjnë një ofertë prej 97 milionë Eurosh për kartonin e Salibas. Sipas spanjolles “Sport”, ka pasur bisedime mes të dyja palëve, me përfaqësuesit e francezit të hapur për të diskutuar një lëvizje të mundshme në “Bernabeu”.
Pasi kaloi tre vite i huazuar në Ligue 1, Saliba u rikthye tek Arsenali në vitin 2022, duke u shndërruar në titullar të padiskutueshëm.
Në total, janë 116 ndeshje për futbollistin në të gjitha kompeticionet për Topiçinjtë.
Klan News