Të hapet për publikun Pallati i Brigadave me rastin e 60 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.
Edi Rama: “I kam propozuar qeverisë nëpërmjet ministrit të Turizimit dhe për dijeni dhe Presidentit të Republikës që 60 mbas partizanit Meke t’i krijohet mundësia të gjithë qytetarëve që të hyjnë në Pallatin e Brigadave pa autorizim dhe pa protokoll. Mendoj që është një dhuratë mjaft e bukur që i duhet bërë Tiranës dhe kryeqytetasve me rastin e 60 vjetorit të Çlirimit.”
Kryebashkiaku i Tiranës mendon se me hapjen e këtij pallati për vizitorët me bileta, së pari do të rritet ndjeshmëria ndaj tij, do të gjenden sponsor dhe donatorë për të bërë të mundur restaurimin dhe mirëmbajtjen e tij.
Edi Rama: “Kur e kam parë Pallatin e Brigadave kam ndier se sa e padrejtë është që shikimi i tij të jetë kaq i privilegjuar dhe të mos jetë për të gjithë qytetarët, sepse jam i bindur që, sidomos për të rinjtë, është një godinë që flet dhe që tregon shumë në formën e një përralle të mbushur me personazhe dhe me fantazma.”
Por edhe duke pasur parasysh se Tirana i ka të kufizuara tërheqjet turistike për të huajt, kjo godinë e epokës së ish-perandorisë italiane, unikale për nga stili, mund të shërbejë si destinacion turistik i lakmueshëm, madje mund të përfshihet edhe në guidat turistike të Tiranës dhe Shqipërisë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës po kërkon atë çka sot në botë është bërë traditë.
Grupe prej 10 njerëzish vizitojnë Shtëpinë e Bardhë në Washington nga e marta deri të shtunën. I njëjti ritual kryhet edhe nga vizitorët e Buckingham Palace në Mbretërinë e Bashkuar. /tvklan.al