Rregulla strikte për Premier League
Sporti profesionist në Angli do të rinisë prej së hënës 1 Qershor, por me dyer të mbyllura për publikun.
I hapet kështu rruga edhe premierleague të rikthehet në stadiume më 17 Qershor.
Një lajm tjetër i mirë është së në testimet e fundit asnjë futbollist apo punonjës klubi nuk ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Por qeveria ka vendosur masa strikte për sigurinë shëndetësore.
Nuk do të ketë spektatorë në stadiume, sportistët do të udhëtojnë vetëm, çdo person që futet në stadium do të kontrollohet për shenja të koronavurisit.
Dhomat e zhveshjes do të përdoren sa më pak të jetë e mundur. Tashmë, me rregullat e vendosura, u mbetet individëve ti respektojnë deri në detaje për të shmangur sa më gjatë infektimin nga virusi dhe përfundimin në kohë të të gjitha ndeshjeve deri më 3 gusht, si afati i fundit i vendosur nga UEFA për kompeticionet kombëtare në mbarë Europën.
Tv Klan