Ndryshe nga Shqipëria ku hapja e dosjeve te ish-bashkëpunëtoreve te komunizmit kërkohet nga qeveria, në Hungari, gjithashtu një vend ish komunist, hapja e dosjeve po i kërkohet qeverise.
Ekzekutivi i majtë i udhëhequr nga kryeministri Gordon Bajnai është vënë sërish në presion nga historianë të shumtë vendas dhe të huaj dhe shoqëria civile për të hapur dosjet sekrete.
Megjithatë, të majtët në pushtet, pasardhës të pjesshëm të ish Partisë Socialiste të punës gjatë kohës së komunizmit refuzojnë ta bëjnë këtë.
Arkiva shtetërore ne Hungari mban më shumë se 60 milionë faqe me dokumente, në të cilat përmenden emrat e 240 mijë personave, viktima dhe spiunë.
Shumica e dokumenteve janë hedhur në 18 kaseta magnetike, fati i të cilave mbrohet me forcë nga shteti.
Sipas një ligji të miratuar në parlament të dhënat e këtyre kasetave do të mbeten sekrete deri në vitin 2060 dhe qeveria është akuzuar se po vonon qëllimisht publikimin e këtyre të dhënave.
Në mes të Shkurtit qeveria hungareze pritet të vendosë nëse do të ndryshojë statusin sekret të këtyre dosjeve.
Por fati i tyre varet tërësisht nga rezultati i zgjedhjeve të Prillit, dhe vullneti i politikanëve për ta vendosur Hungarinë në radhët e atyre vendeve si Bullgaria, Rumania, Republika Ceke, Sllovakia që i kanë shkëputur përfundimisht lidhjet me komunizmin./tvklan.al