Ka nisur me diell kjo javë, por e ftohtë. Dhe sipas parashikimeve të sinoptikanëve, duke nisur nga dita e martë e deri në fund të saj do të jenë prezente reshjet e shiut.
“Duke filluar nga dita e martë dhe të paktën deri ditën e premte do të jetë prezente në të gjithë territorin shqiptar për pothuajse gjatë 24 orëshit. Parashikohet që, duke filluar nga dita e martë të kemi rritje të lagështirës në ajër çka do të bëjë që të kemi prezente reshjet e shiut, reshje të cilat do të jenë prezente në ultësirën perëndimore ditën e martë, ditën e mërkurë, po ashtu ditën e enjte dhe ditën e premte do të jenë në sasi të pakta. Herë pas here në zona të izoluara pritet të kemi reshje të izoluara, por që do të jenë në sasi të pakta”, tha Hakil Osmani.
Për shkak të temperaturave të ulëta në zonat malore parashikohen dhe reshje bore.
“Për sa i përket zonave malore do të kemi rishfaqje të reshjeve të dëborës, kryesisht në verilindje do të jenë më të dukshme dhe më pak prezente priten të jenë në zonat juglindore të territorit shqiptar. Reshjet e dëborës do të jenë në 1 mijë metra katrorë nga niveli i detit”, tha Osmani.
Meteorologët thonë se ndryshime pritet të ketë edhe tabloja termike, dhe se vlerat minimale do të pësojnë rritje.
“Duke filluar nga dita e martë e të paktën deri ditën e enjte pritet që maksimumet në territorin shqiptar të kenë herë pas here luhatje të vogla duke bërë që të jenë rreth vlerës 14-15 gradë Celcius, ndërsa ditën e premte do të kemi një rritje të ndjeshme të temperaturave, duke bërë që maksimumet në orët e mesditës të jenë rreth vlerës 17 gradë Celcius. Ajo që do të jetë disi më e ndjeshme, ndryshimi pritet të jenë në orët e para të mëngjesit pasi vlera minimale nga dita e martë, të paktën deri në ditën e premte do të kemi rritje graduale të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit në zonat malore, të regjistrohen në -1 ose -2 gradë Celcius, ndërsa në ultësirën perëndimore do të luhaten nga 4 deri në vlerën 9 gradë Celcius në vijën bregdetare”, tha Hakil Osmani.
Sipas parashikimeve të meteorologëve, ditën e enjte dhe të premten do të ketë edhe erë të fortë e cila do të arrijë në 55 km për orë.
Klan News