Mjekja: Prioritet të sëmurët kronikë dhe ata që nuk janë infektuar më herët nga Covid
Në vendin tonë ka nisur vaksinimi i personave +60 vjeç me dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19. Mjekët e familjes pranë qendrave shëndetësore po përpilojnë listat e personave që përfitojnë dozën e tretë të vaksinës, ndërkohë që prioritet do kenë të sëmurët kronikë.
“Personat të cilët janë në moshë më të madhe, 90,80 duke vazhduar deri te 60, por prioritet nga këta pacientë janë ata që nuk kanë kaluar ende infeksionin”.
Drejtuesja e ambulancës nr.2, Adelina Qose thotë se doza e tretë do jetë ndryshe nga e para kur e rekomandon mjeku.
“Nëse pacienti ka pasur reaksion ose probleme madhore të dokumentuara në kartelë, sigurisht që do të bëjmë një dozë tjetër kombinim. Një person që ka bërë CoronaVac dhe ka pasur problem, sikur alergji madhore apo efekt tjetër aggressor, mund të marrë një Pfizer apo Astra. Vetëm Sputnik nuk mund të kombinohet me AstraZeneca”.
Të moshuarit tregojnë se pas njoftimit nga mjeku janë drejtuar pranë ambulancës të bëjnë vaksinimin.
“Dozën e tretë të vaksinës do ta bëjmë tani, kemi bërë dy të parat, vaksinën kineze”.
“Jam vaksinuar në Prill me vaksinën e dytë, kinezen.
Ndërkohë prej 1 Nëntorit doza e tretë ka nisur edhe për bluzat e bardha.
“Kemi filluar edhe ne, personeli shëndetësor. Janë të parët që janë vaksinuar dhe edhe për rivaksinimin do të jenë të parët”.
Vaksinimi i mjekëve në vendin tonë ka nisur prej 11 Janarit dhe një pjesë e tyre kanë mbi 8 muaj që kanë bërë dozën e dytë të vaksinës.
Klan News