Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë plagosur, gjatë të shtënave me armë në një supermarket në Arkansas në SHBA.
Në mesin e të lënduarve janë edhe dy efektivë policie të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihet nëse të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur brenda apo jashtë supermarketit ndërsa motivet e këtij krimi ende janë të paqarta.
Autori u plagos gjithashtu gjatë një shkëmbimi me armë zjarri me policinë .
44-vjecari mori fillimisht ndihmën mjekësore në një spital për plagët e marra që dhe më pas u dërgua në qelinë e paraburgimit.
Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Joe Biden është informuar për të shtënat me armë.
Klan News