Rama poston qëndrimin e Marjana Kondit
Kryeministri Rama ka postuar sot qëndrimin e aktores Marjana Kondi në mbështetje të ngritjes së një godine të re për teatrin.
Kreu i qeverisë thotë se Kondi është e pozicionuar njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror.
Aktorja e njohur është shprehur për një teatër të ri.
“Me të gjithë elementët teknik si hapësira skenike, akustika, numri i sallave, kapacitet të lartë të vendeve për publikun, ambiente bashkëkohore pune për aktorët”.
Kondi thotë se këtë nuk e kërkon për vete, por për gjeneratat që do vijnë. Më tej ajo thekson se mbështet çdo iniciativë që kërkon t’i japë kombit, publikut, aktorëve, regjisorëve, një teatër të ri pa cënuar asnjë centimetër nga territori ekzistues.
Tv Klan