Lajme Arkiva 2004

Teatri i Bylisit i qytetit të Fierit është vendi ku po organizohet Festivali i Tretë mbarëkombëtar i Aktrimit. Në këtë festival marri pjesë 8 trupa teatrosh nga vendi si dhe Teatri Kombëtar  i Prishtinës dhe Teatri i Dramës shqipe në Shkup.

Në ceremoninë hapjes së këtij aktiviteti merrnin pjesë personalitete  të artit dhe kulturës, drejtuesit  e pushtetit vendor si dhe Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve Bledi Klosi. Presidenti  i këtij aktiviteti është kryebashkiaku i Fierit Baftjar Zeqo.

“Shfaqjet në përgjithësi janë të selektuara nga artistja  shquar Yllka Mujo, pra për herë të parë në këtë edicion ne vumë selektorë festivali, praktikë përgjithësisht  e njohur kjo, dhe në këtë kuptim, marrin pjesë 8 trupa, domethënë 8 shfaqje të cilat do të konkurrojnë, mendoj që  është  bërë  një selektim i mirë, ne  i besojmë natyrshëm shijes dhe vlerave të  artistes Yllka Mujo”.

Gara ka nisur me dramën “Pazari” të teatrit të Fierit  dhe do të mbyllet me datën 30 me kapitullin  e  dytë të Teatrit Kombëtar. Juria përbëhet nga aktorët  e njohur Birçe Haskaj, Mihallaq Luarasi dhe Petrit Malaj.

Agim Qirjako: Është një festival që ka interes. Ka interes dhe nxit shumë profesionalizmin e shfaqjeve sidomos protagonistët që janë aktorët./tvklan.al