Lajme Arkiva 2003
Në mbrëmje në Teatrin e Operas dhe Baletit do të ngrejë siparin edicioni i 10 i Festivalit Ndërkombëtar Vjeshta e Tiranës 2003. Festivali muzikor do të hapet me një koncert në kujtim të dy artistëve të mëdhenj që vetëm pak muaj më parë janë ndarë nga jeta, Ferdinand Deda dhe Tish Daija.
Duke u ndjekur më pas nga një koncert portret i sopranos Vikena Kamenica e shoqëruar në piano nga Merita Rexha.
“Ky aktivitet ndryshoi shumë me atë që ne bënë në muzikën tonë këto 10 vjet. Nëpërmjet ballafaqimeve më një numër të madh koncertesh 146 koncerte, me instrumentistë, me një nga ansamblet vërtet nga më të shquarat në botë. Me humb konferenca, me shumë workshop-e pranë akademisë së arteve, aktiviteti arriti të ndryshojë, qoftë mënyrën se si ne e dëgjojmë dhe e mendojmë sot muzikën dhe qoftë mënyrën se si e luajmë apo e kompozojmë”.
Sipas drejtorit të Operas dhe Baletit Zhani Ciko ky festival mund të quhet edhe një qendër kualifikimi për interpretët shqiptarë.
Zhani Ciko: Ky festival është shndërruar në një qendër kualifikimi për interpretët tanë fillimisht të kufizuar në numër dhe të grumbulluar rreth kësaj qendre, munden të përvetësojnë shumë teknika të mjeteve shprehëse muzikore të muzikës së shekullit të 20 veçanërisht që burojnë nga shkolla vijeneze dhe më pas në atë që quhet muzika e re.
Festivali do të përfshijë 8 koncerte të cilat do të zhvillohen në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe një që do të zhvillohet në qytetin e Korçës. Ndërkohë festivali parashikon edhe zhvillimin e një sërë workshopesh dhe shfaqjen e dokumentarëve të ndryshëm muzikorë./tvklan.al