Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Ka përfunduar konkursi i shpallur nga drejtuesit e Teatrit Kombëtar, për regjisorin dhe aktorët e rinj, të cilët kanë konkurruar mes tyre për vënien në skenë të komedisë së Martin McDonagh “Lejtnanti Inishmorit”. Kjo pjesë ishte përzgjedhur nga vetë organizatorët dhe për organizimin e saj kanë paraqitur platformat regjisoriale gjashtë regjisor të rinj.
Ndërsa si fituese është shpallur platforma e Genti Bejkos, i njohur më parë për vënien në skenë edhe të komedisë Herkuli, në bashkëpunim me studentët e Akademisë së Arteve.
Kiço Londo:- “Nuk kam ndërmend të bëjë asnjë lloj revolucioni në Teatrin Kombëtar, e vetmja gjë që duhet të bëjë në TK është rrisë cilësinë artistike dhe cilësinë artistike dhe cilësia artistike nuk mund të rritet pa vlera dhe këto vlera të rinjtë i transmetojnë më së miri. Nuk mund të rriten pa autorë të tipit Martin McDonagh, që ju e njihni shumë mirë me veprën “Mbretëresha e bukur”.
“Lejtnanti Inishmorit” do të ngjisë në skenë një trup prej 9 aktorësh, pjesa më e madhe e të cilëve, ka mbaruar Akademinë e Arteve vitet e fundit, ose janë ende studentë të kësaj akademie. Kjo pjesë teatrale është një komedi e zezë, e cila ndërtohet mbi objektin tabu të mizorisë ndaj kafshëve dhe paraushtarakëve irlandezë, duke qenë njëherësh tronditëse dhe komike. Ajo do të vijë në skenën e TK në fillim të muajit Dhjetor./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora