Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Festivali i 6-të i teatrove “Skampa 2004”, arriti kulmin mbrëmë me pjesën “Pulbardhat” të Teatrit Kombëtar me regji të Kiço Londos. Të pranishmit në sallë duartrokitën lojën e artistëve të njohur Robert Ndrenika, Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Yllka Mujo etj.

Vlerësim maksimal për këtë shfaqje pati nga studiuesit, kritikë arti dhe artistë të tjerë të pranishëm në këtë aktivitet. E veçanta e festivalit të sivjetëm sipas kritikëve është alternimi i rrymave të ndryshme të teatrit, si teatri alternativ, absurd etj. Festivali përfundon nesër./tvklan.al