Anduena Llabani: “Një telefonatë anonime e ardhur nga një kabinë telefonike pranë shkollës së Liceut në Tiranë ka alarmuar të gjithë aeroportin “Nënë Tereza” duke pezulluar të gjitha fluturimet ajrore përreth një orë. Një alarm, i cili ka vënë në pikëpyetje sigurinë e dhjetëra dhe mijëra pasagjerëve që hyjnë dhe dalin nga ky aeroport ndërkombëtar, i vetmi më i madh në Shqipëri”.
Një alarm për bombë ka vënë në ethe të gjithë pasagjerët dhe stafin e aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë.
Rreth orës 1:45 minuta në këtë dhomë të sigurisë së aeroportit ka mbërritur telefonata, e cila paralajmëronte shpërthimin e një bombe pas një ore.
Telefonata është bërë nga një kabinë telefonike pranë Liceut Artistik në Tiranë. E qëllimshme apo jo ajo ka alarmuar të gjithë policinë shqiptare duke u përfshirë nga frika e një sulmi terrorist.
Mbi 1 mijë pasagjerë janë evakuuar, ndërsa për rreth një orë janë pezulluar të gjitha fluturimet ndërkombëtare nga aeroporti i vetëm në Shqipëri.
Brenda pak minutash aeroporti është blinduar nga qindra forca speciale të anti-terrorit dhe ato të RENEA-s, të cilat kanë kryer një kontroll të imtësishëm të territorit.
Pas më shumë se një orë në aeroport është rikthyer normalitetit duke nisur për fluturim avionin e parë të Al Italias që priste sinjalin për nisje.
Autoritetet e njësive që merren me sigurinë në aeroport ka nisur një mbledhje jo të zakonshme për të raportuar fakte konkrete për hetim.
Njësia e antiterrorit ka arritur të identifikojë si telefonatë anonime, e cila ka rezultuar të jetë e pavërtetë, ka ardhur nga një kabinë duke përcaktuar dhe numrin e saktë të saj, por ende nuk është zbuluar identiteti i personit që guxoi të japë alarmin për një bombë në mes të aeroportit ndërkombëtar./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani