Temperaturat e larta që po vazhdojnë prej ditësh kanë rritur fluksin e vizitave tek spitali pediatrik.
Mjekët e shërbimit në këtë spital konfirmojnë se ditët e fundit numri i fëmijëve të paraqitur për vizitë ka qenë tepër i lartë, rreth 250 në ditë, por kushtet që të ofron spitali pediatrik në Tiranë lënë shumë për të dëshiruar duke e vështirësuar së tepërmi mjekimin e të vegjëlve në mënyrë optimale.
“Duket sikur ka shumë fëmijë në fakt. Ja fëmija tjetër po pret, s’ka krevat”.
“Dhe kushtet qe, 3-4 krevate në një dhomë të vogël, plasëm ne, jo më këto që janë fëmijë”.
Rikonstruksioni i spitalit pediatrik në Tiranë duket se ka përkeqësuar kushtet e shërbimit që u duhen ofruar pacientëve të vegjël./tvklan.al