Lajme Arkiva 2003
Temperaturat e larta kanë shtuar numrin e kontrolleve mjekësore në Spitalin Pediatrik të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Gjatë këtyre ditëve pranë këtij spitali bëjnë vizita te mjeku pediatër çdo ditë rreth 100 fëmijë të cilët paraqesin simptoma të ndryshme. Sipas Albert Lamës pediatër, i nxehti i këtij muaji ka dhënë efektet e tij negative te fëmijët dhe kryesisht te moshat nga 1-5 vjeç.
Albert Lama: Është shtuar disi numri i pacientëve që vijnë më temperatura të larta që lidhen enkas me këtë problem me temperatura të larta, janë gjendje virale që manifestohen me të vjella, me diarre, temperaturë të lartë 39.
Këshillat e mjekëve për prindërit si zakonisht janë ekspozimi sa më i pak në diell gjatë orëve të pikut të vapës, konsumimi sa më i lart i lëngjeve duke eliminuar ato me gaz, në rast kur vihen re shqetësimi sipas mjekut Lama, pirja e një paracetamoli do të ishte efektiv për sa kohë që nuk ka mundësi të shkohet te mjeku./tvklan.al