Lajme Arkiva 2004
Rritja e temperaturave nga 1 në 5 gradë është e gënjeshtërt, do të ndodhë deri nesër, pasi të shtunën do të jetë kulmi. Pritet të shënohen temperatura më të ulëta, shërbimi Metorologjik i Forcave Ajrore pohon se dita e djeshme ka qenë më e ftohta e këtij dimri. Peshkopia ka shënuar -11 gradë celsius.
Sinoptikantja: Depërtuan në rajonin tonë masa të ftohta nga pjesa veriore e gadishullit skandinav, pikërisht në jug të Gadishullit Skandinav, është krijuar një qendër anti-cikloni i cili furnizon rajonin tonë dhe hedh në rajonin tonë rryma të ftohta me origjinë veriore. Gradualisht ky anti-ciklon është postuar në verilindje dhe ne tani jemi në një qarkullim verilindor me rryma relativisht më të freskëta.
Gazetarja: Vazhdimi si do të jetë?
Sinoptikantja: Mendohet duke filluar nga dita e nesërme mendohet një keqësim i kushteve të motit, mbasi në Islandë është krijuar një qendër e zhvilluar ciklonike e cila ka formuar edhe një qendër të presionit atmosferik të ulët në rajonin tonë që shoqërohet nga një sistem frontal verior i cili do të ndikojë gjatë ditës së nesërme, por kulim e aktivitetit të tij më të fuqishëm, ky ciklon do ta ketë ditën e shtunë, e cila do të shoqërohet edhe nga reshje dëbore.
Temperaturat e ulëta ndihen në spitale, ftohtë në pavijone por edhe dhoma. Ngrohja bëhet me shkëmbim sëmundjesh, frymë dhe pallto për pacientët e shtruar. Spitalet mbahen për të rikonstruktuar, por gjërat duken si më parë.
Mjekët ankohen se shërbime e privatizuara në spitalin shtetëror kanë sjellë këto mungesa në pjesët më jetike. Ngrohja nuk funksionon, po kështu mungon uji i ngrohtë për mjekët që dalin nga salla dhe ambienti i përshtatshëm për një operacion.
Pacienti: Është pak ftohtë.
Gazetarja: Pash që kishit hedhur edhe xhupin, nuk mjafton?
Pacienti: Është ftohtë, ta vesh nuk e mbaj dot.
Gazetarja: Si është ambienti i dhomës?
Pacienti: Për mua ftohtë.
Pacienti: Ata që janë pak më të vjetër kanë ftohtë, ndërsa unë që jam pak më i ri.
Gazetarja: Gjithsesi me shall në krevat zor se shikoj shumë njerëz.
Mjekët pacientëve në këtë sezon ju rekomandojnë qëndrime në ambiente të ngrohta, por ju duhet thënë; jo në spital./tvklan.al